Kryeministri në mbledhje: Elisa, mos më provoko të të nxjerr jashtë!
Nuk ndalen tensionet dhe fërkimet brenda Partisë Socialiste, dhe në qendër të tyre duket se është gjithnjë e më shpesh Elisa Spiropali. Ajo që dikur konsiderohej një nga figurat më të forta dhe më të mbrojtura të mazhorancës, sot duket se po përballet me një realitet krejt tjetër politik.
Respekti institucional që i jepej si ministre apo si kryeparlamentare duket se ka filluar të zbehet. Në politikë, pushteti është shpesh mburoja më e fortë; kur ai dobësohet, edhe rrethi i mbështetjes tkurret.
Dhe rasti i Spiropalit duket se po e konfirmon këtë rregull të pashkruar.
Përplasja e fundit në mbledhjen e grupit parlamentar, ku ajo u konfliktua me ministren Erjona Ismaili dhe u përball me një ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama, është një sinjal i qartë. Fjalët e Ramës – “mos më provoko të të nxjerr jashtë” – nuk janë thjesht një moment nervozizmi, por një tregues i ndryshimit të balancave të brendshme.
Ky debat dhe kjo thënia e ashpër e kryeministrit Rama konfirmohet nga gazetari i Top Channel, Met Veliu, i cili ka përherë burime të sigurta nga mazhoranca.
Kjo nuk është një ngjarje e izoluar. Vetëm pak ditë më parë, Elisa Spiropali ishte në përplasje publike edhe me Taulant Ballën, duke treguar se tensionet nuk janë episodike, por po bëhen një linjë e vazhdueshme.
Në këtë klimë, lind një pyetje e natyrshme: A po humbet Spiropali terren brenda Partisë Socialiste? Kur debatet kalojnë nga korridoret në publik dhe nga diskutimet në përplasje, zakonisht kjo tregon se fundi po afrohet.
Politika është një sistem ekuilibrash dhe mbijetojnë ata që arrijnë t’i ruajnë ato. Në momentin që një figurë nis të përballet me kundërshti të hapura dhe të përsëritura në formacionin e tij politik e aq me tepër nga kryeministri-kryetar, duhet kuptuar kur kuotat po të rrënohen. Por në këto raste ose dilet hapur kundër atyre që po të sikterisin ose heshtet, duke ruajtur atë copë karrike deputeti që në zgjedhjet e tjera nuk do ta keni më!
Për momentin, Spiropali mbetet një emër i njohur, por zhvillimet e fundit tregojnë se rruga e saj politike nuk është më aq e qetë sa dikur. Dhe në politikë, momentet e tilla shpesh janë paralajmërimi i një faze të re, kur fillon rënia…
Kur kryeministri Rama të thotë live para krejt grupit parlamentar dhe qeverisë “mos më provoko të të nxjerr jashtë”, kjo tregon se ta kanë prerë biletën vetëm vajtje, pra pa kthim!
Taulant Balla ishte paralajmerimi, kurse sot Edi Rama ishte sot me karton të verdhë! Kartoni i kuq të tregon udhën pa kthim në PS!
KOHA JONË SONDAZH

