Kryeministri Rama firmos urdhërin: Shtyhen afatet e kredive për bizneset dhe individët

Kryeministri Rama vazhdon marrjen e masave për të përballuar situatën emergjente të krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Me shumicën e bizneseve dhe individëve, të cilët iu është rekomanduar izolimi për të frenuar përhapjen ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Prej disa ditësh shoqata të ndryshme kanë kërkuar paketë masash ekonomike për të përballuar humbjet e kësaj periudhe.

Shefi i qeverisë nëpërmjet “Facebook” ka lajmëruar se është firmosur urdhëri i parë ku janë shtyrë afatet e kredive për të gjithë bizneset dhe inidividët.

SHKARKO APP