Kryeministri Rama: Hetimet për Becchettin tregojnë se ka pastruar para në Shqipëri

 

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Opinion” në Tv Klan se biznesmeni italian Francesco Becchetti, pronari i Agon Channel është hetuar nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane. Kreu i qeverisë i mohoi akuzat se me këtë aksion është goditur një televizion kundër tij. Rama nuk i ka kursyer fjalët ndaj Becchettit për të cilin tha se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëme të pallogaritshme duke mbajtur peng një koncesion që sipas tij është pasuri kombëtare. Rama komentoi edhe deklaratën që ka bërë në Twitter ku përshëndeti aksionin e prokurorisë. “Kur kam folur për pastrim parash, kam folur për burimin e tyre” – tha Rama. Ai ka folur edhe për rrogat marramendëse të Becchetit që sipas tij ishin jashtë normales për tregun shqiptar pasi edhe ka prishur konkurencen e ndershme ne media.

SHKARKO APP