Kryeministri Rama informon sot shqiptarët, në orën 12:00, për vizitën e tij në Serbi

Më 10 dhe 11 nëntor, Kryeministri Rama realizoi vizitën e tij zyrtare në Beograd, të parën pas 68 vjetësh për një kryetar të qeverisë shqiptare, i pritur nga homologu i tij Vuçiç. Përballë shumë përplasjeve dhe tensioneve ndërmjet palëve të lidhur me nacionalizmin, incidentin në fushën e Beogradit, Rama dhe Vuçiç nënshkruan disa marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve, të munguara prej kohësh dhe po ashtu ranë dakord edhe për disa të tjera.

Kryeministri Rama, një ditë pas Beogradit, vizitoi trevat shqiptare në Serbi, Luginën e Preshevës, i pritur me entuziazëm nga popullsia shqiptare që jeton në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Rama shkoi si kryeminister dhe u kthye si lider i shqiptareve.

SHKARKO APP