Kryeministri Rama: Ja sa buxhet është parashikuar për bonusin e bebeve të porsalindura

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se buxheti për bebet e porsalindura vitin e ardhshëm do të jetë 22 milion euro.

“22 milion euro janë në buxhet, për të gjitha bebet që do të na gëzojnë me ardhjen e tyre gjatë 2025”, tha kryeministri gjatë fjalës në Kuvend.

Rama u shpreh se është rritur ekonomia dhe ulur borxhin publik, duke e konsideruar si ndër më të ulëtin në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama: Ndërkohë deri tani kemi financuar mbi 145 mln euro për bebet e porsalindura! Ndërsa 22 mln euro të tjera janë në buxhetin e 2025, për të gjitha bebet që do të na gëzojnë me ardhjen e tyre gjatë 2025. Kemi rritur ekonominë dhe kemi ulur borxhin publik, ndër më të ulëtin në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?