Kryeministri Rama: Pse nuk hetohet Berisha? Po prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, pse nuk hetohen?!
Nga Lindita Kokoli-
Kryeministri Rama, shoqëruar nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja, në një konferencë shtypi foli për raportet e tij dhe mazhorancës me SPAK.
Edi Rama tha se kushdo nga ne, të PS-së, që ka punë me drejtësinë derën e PS-së e ka të mbyllur përgjithmonë.
Kryeministri theksoi se ne si PS kemi ndihmuar reformimin e drejtësisë, kemi insistuar që të kryhet kjo reformë për të pastruar politikën njëherë e mirë.
“Sa të jemi unë në këtë detyrë, asnjeri nuk guxon ti bëjë presion drejtësisë”- shtoi kryeministri.
“Kërkesa nga ne ndaj SPAK-ut për të hetuar ish-presidentin dhe ish-kryeministrit Berisha sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit që ka akuza të forta korrupsioni, nuk është ndërhyrje në punët e drejtësisë”- insistoi kryeministri.
“Pse nuk hetohet krimi shtetror i 21 janarit?”- pyeti Edi Rama.
“Po pse nuk hetohet Gerdeci, vrasjet e kësaj gjëme të madhe?!- kërkoi prerë kryeministri.
“Ku janë prokurorët e gjyqtarët e korruptuar që u përjashtuan nga sistemi i drejtësisë? Pse nuk hetohen këta?! Nuk pranojmë këtë heshtje nga SPAK!”- deklaroi Rama.
“Qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të PS-së lidhur me nevojën që SPAK-u të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar të cilët si të tillë janë përjashtuar nga procesi i vettingut. Disa e kanë quajtur këtë presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si përpjekje për të fshehur dështimet e qeverisë apo orvatje të kota. Pavarësisht interpretimeve për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet sepse SPAK-u së shpejti mbush 3 vjet, vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të drejtë dhe të barabartë mbush 35 vjet. Prandaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë fuqinë e mbështetjes së vetë, morale, politike, profesionale që nga pikënisja e deri sot, por edhe si njeriu që është sulmuar më fortë për këtë reformë jo vetëm nga kundërshtarët e saj të betuar, por edhe mbështetësit e saj që janë krejt të palumtur sot dhe me të drejtë sipas meje, për shkak të mosgjithanshmërisë së spektrit të hetimeve të deritanishme, unë besoj që të drejtën në këtë moment që në një farë mënyre mbyll një cikël dhe hap një cikël në aspektin kohor, të drejtën që ta ndaj me opinionin publik qëndrimin tim për punën e drejtësisë së re nuk ma heq dot askush”, deklaroi Rama.