Kryeministri Rama mban afër Benet Becin si mesazh për shkodranët
Sot pasdite kryeministri Rama hapi fushatën elektorale duke mbledhur 61 kandidatët për kryebashkiakë të vendit. Takimi u bë afër bustit të Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Pas një fjalimi ku foli për fushatën, kryeministri, mbolli 61 pemë nga 61 bashkitë, të cilat ishin organizuar nga bashkia e kryeqytetit, mu afër bustit të Skënderbeut.
Edi Rama u kujdes të bënte foto me kandidatët e çdo qarku. Në veçanti ai u interesua për qarkun e Shkodrës, ku me qëllim mbante afër Benet Becin, kandidati për Bashkinë e Shkodrës.
Mesazhi ishte për shkodranët se me Benet Becin do të rregulloni jetesën dhe do ta ktheni Shkodrën në zonë ekonomike, ku do të vlojnë investimet vendase dhe të huaja.
Një ndër objektivat e Kryeministrit me Benet Becin mbetet edhe liqeni i Shkodrës dhe Buna që të kthehen në turizëm ku të vërshojnë turistët.

KOHA JONË SONDAZH

