Kryeministri Rama nderon ikonën e artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Mesazhi që la në librin e ngushëllimeve

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dhimitër Anagnostit.

Me një buqetë në dorë dhe në heshtje respekti, Rama nderoi figurën e mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjarët dhe të afërmit.

Rama la edhe një mesazh lamtumire në librin dedikuar për Anagnostin, pas takimit me familjarët e regjisorit të shquar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty. Me mall Edi”, thuhet në mesazh.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?