Kryeministri Rama në konferencë me Presidentin e KE-së, Michel: Mirënjohje për mbështetjen në momente të vështira
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Në fjalën e tij, Kryeministri Rama shprehu mirënjohje për mbështetjen që BE ka dhënë për Shqipërinë në momente të vështira që nga koha pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 e deri te periudha e pandemisë.
“Në raport me vizitat, intensitetin e komunikimit, mes Shqipërisë dhe BE, gjë që tregon se përtej vështirësive të procesit aspekteve të njohura të formalizimit të hapave të mëtejshëm për t’u hedhur, jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike evropiane si rezultat dhe i një vullneti gjithmonë e më të shprehur nga ana e BE, autoriteteve në Bruksel për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE.
Jam i bindur që shqiptarëve nuk do u duket asnjëherë e tepërt por shpresoj mos i duket e tepërt presidentit të KE, përsëritja e shprehjes së mirënjohjes për mbështetjen e BE në momentet më të vështira që nga momenti pas tërmetit tek periudha e pandemisë, sepse janë momente të cilat kanë shënuar pika shumë të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve mes BE e Shqipërisë e anasjelltas.
Ne ndihemi shumë krenarë që jemi pjesë njëkohësisht e frontit të përbashkët që është më shumë se asnjëherë frontit i të mirës kundër të keqes duke pasur parasysh konfliktin ushtarak në Ukrainë”, tha Rama