Kryeministri Rama në Vatikan: Papa na pret për herë të dytë, bashkë me Lindën e Zahon

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë në Vatikan me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Seli e Shenjtë.

Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama dhe djali i tyre i vogël, Zaho.

Kryeministri ka dhënë lajmin e mirë se do të të ndërtohet një faltore për Shën Terezën në Tiranë dhe toka është dhuruar nga qeveria.

Në fjalën e tij, Rama tha se marrëdhënia Shqipëri-Vatikan u ndërpre për shumë vite si pasojë e një regjimi që u bëri të keqen më ekstreme katolikëve.

Shqipëria është i pari vend që ua hapi krejtësisht dyert mijëra afganëve. Nuk e refuzuam thirrjen për ndihmë por u përpoqëm të ndajmë me ta gjithçka që patëm, siç kemi bërë me hebrenjtë. Është një vend ku asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve, me vëllezërit tanë të Kosovës gjithashtu në luftën me Serbinë.

Për ne është e rëndësishme jo vetëm ti mirëpresim të gjithë ata që ndodhen në udhëkryq mes jetës dhe vdekjes, por ti trajtojmë edhe si pjesë të familjes. Për të ndihmuar të varfrit me Kishën Katolike në Shqipëri ne ecim duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, duke vënë në jetë projekte të përbashkëta”, deklaroi Rama.

Kryeministri i akordoi edhe titullin e kordonit të madh me yllin “Benemerenti” për mirënjohje publike të modeluar me ngjyrat tona kombëtare dhe armët e Skënderbeut, kardinalit Pietro Paroli.

SHKARKO APP