Kryeministri Rama: Nga sot mund t’i paguani taksat e makinave online
Aktualitet Kryesore E Martë, 30 Shtator 2025 09:05
Kryeministri Edi Rama bën me dije se nga sot, qytetarët shqiptarë mund t’i paguajnë taksat e mjeteve të tyre përmes platformës e-Albania, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele.
Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë një video udhëzuese se si mund të kryehet pagesa e taksave online dhe thotë se ky është një tjetër hap përpara në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.
KOHA JONË SONDAZH

