Kryeministri Rama ngatërron Natën e KrishtLindjes me Kryqëzimin e Tij

 

Kryeministri Rama, nga nxitimi apo mosdija e këshilltarëve të tij, ka futur në profilin e Natës së sotme këtë shënim, shoqëruar me këtë foto:"Kjo pamje e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin e mbytur në gjak përpara se sa ta gozhdonin në kryq, shëmbëlltyrë e vuajtjeve njerëzore në rrugën e Ringjalljes, na flet të gjithëve në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve…GËZUAR KRISHTLINDJEN TË GJITHËVE!".

Por ka ngatërruar se sonte Krishti lindi e nuk është kryqëzuar ! Ndaj ndonëse foto e futur në Facebook është ngjarje mbresëlenëse, por duhet tjetër foto zoti Kryeministër!

SHKARKO APP