Kryeministri Rama poston pamjet e mrekullueshme nga Vermoshi: Vizitoni natyrën e bukur të Kelmendit (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa pamje të mrekullueshme nga natyra e bukur e Kelmendit në Malësi të Madhe.

Krahas pamjeve, në një postim në Faceboook, Rama shkruan: 

Në skajin më verior të Shqipërisë në Vermoshin e bukur ndodhet bujtina “Peraj” e ideuar me 4 shtëpiza të vogla që të renditura njëra pas tjetrës duken si të dala nga librat e përrallave. Natyra e bukur e Kelmendit, Malësi e Madhe, me ajrin e pastër dhe gjelbërimin e pafund thotë mjaftueshëm për ta vizituar këtë bujtinë, që vit pas viti po kthehet në destinacionin e preferuar të turistëve vendas dhe të huaj🙏
🏕️Një investim i Floridës dhe Zefit, motër e vëlla që e kthyen në bujtinë shtëpinë e gjyshërve të tyre, duke zgjedhur të mos e braktisin vendlindjen si shumë të rinj, por përkundrazi ti japin edhe më shumë vlerë duke ngritur këtë agroturizëm të bukur në zemër të Veriut.

SHKARKO APP