Kryeministri Rama prezanton aplikanët e rinj që i bashkohen nismës “Gati për Shqipërinë”
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një tjetër seancë të nismës “Gati për Shqipërinë” ku janë prezantuar të rinjtë që kanë aplikuar me dëshirën për të dhënë kontributin e tyre për Shqipërinë.
Nisma gati “Gati për Shqipërinë” ka mbledhur qindra të rinj të arsimuar dhe të përgatitur profesionalisht brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë shprehur interesin për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare.
Një prej aplikantëve u shpreh se është detyrim, por njëkohësisht edhe një kënaqësi për të ofruar shërbimet e tyre për Shqipërinë.
“Është detyrim dhe kënaqësi për të ofruar shërbimet tona për Shqiprinë. Qëllimi im është për të kontribuar në grupin e punës në implementimin e tregut të përbashkët minishengen”, tha një aplikant.
“Unë jam nga Christofor Miho nga Gjirokastra. Kam mbaruar studimet masater dhe doktoraturë në fushën e bujqësisë dhe ushqimit në Spanjë. Në kohët e fundit kam dëgjuar që do të implemetojnë dronë për vëzhgimin e teritorit. Ato mund të shfrytëzohen për të mondernizuar bujqësinë, për dhënien e informacioni për ujitjen apo çdo lloj trajnimi“, tha një aplikant tjetër.