Kryeministri Rama: Protestat e organizuara i pëlqejnë Rusisë! Kush i paguan?!
Kryeministri Rama sot në një takim me pensionistët tha “Shkruante Fatos Tarifa një letër të hapur për mua, dhe më qortonte mua për mungesë durimi dhe arrogancë ndaj protestuesve. Unë e përsëris se ajo protestë është një turp kombëtar, dhe kjo nuk ka lidhje me protestën në vetvete. Nuk ka pasur Shqipëria një qeveri më të vëmendshme për protestat se kjo e jona.
Ky është një turp i pashoq, i të gjithë atyre që e nxisin që nuk kanë turp, se e kanë bërë divorcin me turp dembabadem, dhe te ata që vënë fytyrën kur marrin mikrofonat, dhe keqardhje për të gjithë ata që vijnë me autobusa nga e gjithë Shqipëria? Kush i paguan ata që vijnë me dy gishta këtu, kush janë ata që vijnë këtu? Ne e dimë se kush janë se ata janë për keqardhje.
Se kjo protestë e shëmton Shqipërinë, që e turpëron shqiptarin, në pak ditë që ka filluar lufta ka pasur një shok në çmime, çfarë do të bëjmë ne nëse kjo histori do të vazhdojë me muaj dhe me vite, do të dalim të hamë njëri-tjetrin në rrugë?
Kjo protestë mund t’i pëlqejë Rusisë. Kjo është një nga pjesët e strategjisë të asaj lufte. Që njerëzit që mbështesin Ukrainën të dalin në protesta ekonomike dhe më pas të harrojnë se çfarë luhet atje. Atje nuk luhet fati i Ukrainës, por i Evropës”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

