Kryeministri Rama: Prova dhe fakte për trafikun e drogës (Më ndiqni nesër!)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” se, nesër do të paraqiten prova e fakte kuptimplota, se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri.

Kryeministri Rama do të dalë në një konferencë për shtyp, për t’u përballuar me gazetarët dhe me akuzuat e ngritura nga opozita.

-“Nesër në 11.30 të gjithë do të mund të shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri! Prova e fakte kuptimplota liveTv”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

SHKARKO APP