Kryeministri Rama qeshi kur Doshi i tha “Të shkarkojmë Llallën!”

 

Ka dy dite qe po zien ne media dhe ne rrjete sociale deshmira e Edi Rames ne Prokurori per çeshtjen "Doshi". Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur skenar filmi planin e vrasjes së deputetit Tom Doshi. Në dëshminë e tij prej tre faqesh dhe përballë prokurorëve të Krimeve të Rënda, Rama i ka kërkuar ish-mikut të tij Tom Doshi, se ai nuk mund të binte pre e dëshmisë së një ordineri, duke vendosur të shkarkojë kryeprokurin Adriatik Llalla dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Aq më tepër sipas kryeministrit, kur Tom Doshi i ka kërkuar që pasi të dëgjonte dëshminë e Durim Bamit, duhet të hiqte dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla. Sipas rrëfimit të Edi Ramës, Doshi i ka pohuar një histori plagosje të një personi që quhej Ton Qerosi (Fatjon Skënderi), i cili kishte lidhje shoqërore me prokurorin e Krimeve të Rënda.

Por me shume po shkakton habi se si veprohet ne kupolen e politikes per çeshtje te luftes ndaj krimit e korrupsionit e se si deputetët vendosin fatin e kujtdo qe i del perpara.

 

SHKARKO APP