Kryeministri Rama: Reformë me pronat. Banda kriminale e gjykatësve bëri kasaphanë

 

Edi Rama “Në Shqipëri ka pretendentë për prona sa dyfishi i sipërfaqes së vendit tonë. Nëse ne kemi 28 mijë km katror, kërkesat për prona janë dyfish. Ky është abusrd që është zhvilluar me pathos falë një bande në sistemin e drejtësisë. Një bandë kriminale që ka bërë një kasaphanë duke përdorur çekiçin dhe duke kthyer prona kujt nuk i takon dhe duke i miohuar atë që i takojnë

Jo më larg se pak ditë më parë u ndeshëm me një anëtar të kësaj bande që ktheu 500 ha në një zonë me pronë shtet dhe me potencial turistrik, me një të rënë të çekiçit në një fole apo zgëce që quhet sallë gjyqi..

Reforma do përmbyllet brenda 10 vitesh. 

Edi Rama:  Synimi ynë është të përmbyllet dhe në të njëjtën kohë të syojmë të ulemi në tryezën europiane.

Për 10 vjet për të shkuar në tryezën e familjes europiane si një vend që nuk ka probleme me pronësinë, ky është synimi.
Dhe nga ana tjetër 3-5 vjet për të mbyllur procesin e vlerësimit financiar të gjithë malit me dosje të akumuluara në cerek shekulli dhe për të ekzekutuar të gjitha vendimet e dhëna në këto 23 vijet.
Dhe 3 vjet për shqyrtimin e kërkesave të patrajtuara me vendime deri sot
6 muaj për publikimin e mangësimeve teknikeve dhe ligjore për  të 26 mijë vendimeve për kompesim ,
6 muaj afat për aplikimin e kërkesave të reja pa i zvarrit qytetarët në dyert e gjykatave.”

Paralelisht reforma në drejtësi

Edi Rama: Paralelisht do bëjmë reformën në drejtësi dhe hapjen  e një beteje historike me bandën e gjykatëse që ka marë peng sistemin e drejtësisë dhe ka operuar si një organizatë kriminale me të gjithë shqiptarët.

Kur them bandën nuk kam parasysh gjithë gjykatësit pork am fjalën për bandën që kanë marë peng sistemin  dhe që i ka bërë gjykatësit njerzit më të urryer në shqipëri, kjo është e vërteta. 

Çdo vit nga 5 miliardë lekë për pronarët e shpronësuar

Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se drafti do t’i japë zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave ndërsa çdo vit në buxhet do të jetë i përcaktuar fondi për shpronësimet

Sipas tij me ketë projektligj mbyllen problemet e të gjithë shqiptarve në 25 vite. Cani nënvizoi se buxheti çdo vit do të verë në dispozicionnjë fond special për pronarët e shpronësuar.

“Pr.ligji do t’i japë zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave. Buxheti çdo vit do të verë në dispozicion një fond special për pronarët e shpronësuar, fondi cdo vit do të jetë një fond rreth 5 miliard lekë”- tha Cani

Qato: Transparencë për 23 vite

Drejtoresha e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato theksoi se për 23 vite nuk u zbatua e drejta e pronarëve për kompensim të pronave.

“Për 23 vjet nuk u zbatua e drejta e pronarëve për kompensim. Do të bëhet transparencë për rezultatet e 23 viteve në të cilën nuk është zbatuar kjo e drejtë” -tha Qato.

Prezantimi i reformes

Në hotel “Sheraton” u  prezantua sot paradite reformën për cëshjen e kthimit dhe kompesimit të pronave.  Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave përmes asistencës dhe mbështetjes së Këshillit të Europës dhe ekspertëve të Bankës Botërore, ka hartuar bazat e një reforme të rëndësishme.

Kjo reformë zgjidh përfundimisht problematikën për sigurimin e të drejtës së pronës, rolin e saj në zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

SHKARKO APP