Kryeministri Rama sfidon komisionerin e BE: Do ta votojmë Kodin dhe nuk pyesim njeri!

Kryeministri Rama sfidon komisionerin e BE: Do ta votojmë Kodin dhe nuk pyesim njeri!
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot hapur kundër Bashkimit Europian dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Zyrtari i Lartë i BE në një komunikim publik kërkoi nga qeveria e “Ramës ”të mos votojë dekretin e kreut të shtetit për Kodin Zgjedhor, pa u shprehur më parë Komisioni i Venecias”. Sipas BE, vendimi i Venecias ka të bëjë më standardet e zgjedhjeve dhe cilësohet shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.
Por kreu i qeverisë tregoi sot se nuk e ka problemin vetëm me kreun e shtetit, por edhe me Bashkimin Europian. Në një deklaratë në Twitter, Edi Rama thotë se nuk pyet për Bashkimin Europian dhe do të votojë rrëzimin e dekretit të Presidentit. Ky akt nënkupton se do të rrëzojë dhe qëndrimin e BE dhe nuk do të presë që Venecia të vlerësojë aktet ligjore të mazhorancës.
“Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti! PARLAMENTI DO TË RISHPREHET PA HUMBUR ASNJË DITË! Ky President i angazhuar si një ekstremist kundër Parlamentit dhe Qeverisë Shqiptare, s’merr dot peng askënd dhe asgjë përveç institucionit që fatkeqësisht ka marrë peng! Opinioni i Venezias mirësetëvijë kur të vijë, por koha për këto zgjedhje s’pret asnjë ditë jashtë procedurave”, shprehet kryeministri Edi Rama. Sfida që Edi Rama i bën zyrtarit më të lartë të BE për integrimin është e qartë. Asnjë kryeministër tjetër nuk ka dalë kaq kapur kundër BE dhe qëndrimeve që Brukseli jep për Shqipërinë.
Me këtë qëndrim, Edi Rama tregon se sulmet ndaj kreut të shtetit janë dhe kundër Bashkimit Europian.

Deklarata arrogante e kreut të qeverisë kundër zyrtarit të BE tregon se kjo mazhorancë nuk është vetëm e korruptuar dhe e paaftë të qeverisë, por tashmë ka hyrë në një kurs të qartë dhe të deklaruar kundër BE.

Deklarat e kryeministrit shqiptar ngjan me deklaratat e diktatorit komunist Enver Hoxha kur sulmonte Europën kapitaliste.

Lexoni edhe..

SHKARKO APP