Kryeministri Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit

Zv/ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshillii Ministrave, me firmën e kryeministrit Edi Rama. Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Ende nuk dihen shkaqet e shkarkimit të saj nga detyra.

SHKARKO APP