Kryeministri Rama:Në Izrael, Shqipëria shihet me respekt shumë të veçantë

 

Dje në Jeruzalem, gjatë takimeve me Kryeministrin Netaniahu dhe Presidentin Rivlin, për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit në fusha të përfitimit reciprok, si energjia, bujqësia, uji, rritja e bashkëpunimit tregtar në tërësi por edhe rritja e ndërveprimit në çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit të dhunshëm, në mbrojtje të vlerave dhe të popujve tanë nga ky kërcënim. 

Përveç një sërë marrëveshjesh që do të forcojnë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, u nënshkrua edhe Deklarata e Miqësisë mes Shqipërisë dhe Izraelit ku Shqipëria shihet me admirim të posaçëm për mrekullinë që bënë shqiptarët duke mos lëshuar asnjë hebre në duart e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Netaniahu e vlerësoi si të paharrueshem faktin se gjatë kohës më të zymtë për popullin hebre, familjet shqiptare, posaçerisht familje të shumta myslimane, morën në mbrojtje familjet hebreje. 

Ai fakt i ndritur në historinë e popullit tonë përbën një gur të rëndë themeli për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan kryeministri Rama ne Facebook.

SHKARKO APP