Kryeministri serb Vuçiç në Tiranë. Rama: Kemi në program BE-në, jo “Shqipërinë e Madhe” (foto)

 

"Shqipëria e madhe nuk është as projekti as vizioni dhe i Shqipërisë".  Ky ka qenë qëndrimi i qartë që kryeministri Edi Rama mbajti në konferencën e përbashkët me kryeministrin serb i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.

Nga ana e tij Vuçiç këmbënguli se droni ishte organizuar politikisht dhe përmendi emrin e një shqiptari që sipas tij kishte ardhur nga Italia në Beograd 3- 4 ditë para se të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Serbi.

Vuçiç në konference:” Incidenti ka qenë shumë i keq për marrëdhëniet tona. Sigurisht ka qenë i organizuar politikisht, pasi flamurin e Shqipërisë së madhe nuk e pasqyroni në një aktivitet kulturor.

I di emrin. Është zoti Ismail. Kanë ardhur nga Italia tre ose katër ditë para mbajtjes së kësaj loje. Kjo ka pasur qëllimin e vet politik. Kjo tregoi se sa të brishta janë marrëdhëniet tona.

Rama: “Nuk dua të kthehem tek fluturaku që na bëri objekt të lajmeve. Shqipëria e madhe nuk është as vision as projekt as program dhe nuk na ben përshtyjpje kur shfaqet qoftë dhe në formën e sic u shfaq në stadium. Po të kishim parë një flamur të Serbisë së madhe do kishim qeshur dhe nuk do e kishim marrë seriozisht, por kjo është çështje perceptimesh”

Nuk kam ndryshuar qëndrim për Kosovën. Bindja ime është se njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh për Serbinë por nuk duam të hyjmë më thellë në këtë çështje pasi ju këtu jeni miq dhe ne respektojmë miqtë dhe të gjitha sensibilitetet.

E them pa asnjë gajle Shqipëria e madhe është një ide të cilën e kanë promovuar dhe e ushqejnë ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve. Jo ne dhe jo kombi ynë nuk synon zmadhime në kurriz të askujt por vetëm vetëvendosje e bashkëjetesë normale me të gjithë. Nuk ka projekt të Shqipërisë së madhe në Shqipëri dhe nuk ka projekt të Shqipërsisë së madhe mes nesh por vetëm projekti i bashkimit drejt BE-së.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Aleksandër Vuçiç, në fokus ishin edhe pyetjet lidhur me situatën në Maqedoni. Rama u pyet nga gazetarët për "kërcënimin" me veto për natarësimin në Nato të Maqedonisë, pas ngjarjeve në Kumanovë. Kryeministri shqiptar tha se  nuk e ka kërcënuar Maqedoninë dhe nuk ka shpallur veto për anetaresimin e saj në NATO.

As kam kërcënuar dhe as kam shpallur ndonjë qëndrim për veto, fjalën veto e keni vënë ju me ndihmën e mendimtarëve dhe politikanëve të caktuar të Tiranës. Ne jemi anëtarë të NATO-s e flasim në emër të NATO-s kur është fjala për të. Nuk është as kërcënim dhe as bllokim por vetëm qëndrim, mbrëmë morën me kënaqësi konfirmimim për vizitën e kryeministrit Gruevksi, një nga miqtë, ku të gjithë kryministrat për të qenë të pranishëm në takimin e nesërm”

Kryeministri Edi Rama në konferencë me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç tha se ajo që ndodhi në Kumanovë ishtë një brishtësi e paqes të ëndërruar prej kohës në Ballkan. Rama tha se mbështet integrimin territorial dhe funksionimin e Maqedonisë dhe do ishte e papranueshme. Kreu i shtetit shqipta i kërkoi të gjitha vendeve që bëjnë thirrje për ndasi etnike të distancohen.

Ngjarja në Kumanovë vërtetoi brishtësinë e paqes të ëndërruar kaq gjatë në Ballkan dhe për Ballknin. Shqipëria e sheh si interes të padiskutueshëm të sajin dhe të shqiptarëve në Maqedoni integritetin territorial dhe funksionimin e Maqedonisë.

Cënimi i integritet dhe mosfunskinimi në Maqedoni është e paparanueshme për ne. Ne duam që marrëveshja e Ohrit të zbatohet. Shqiptarët dhe maqedonasit janë faktorë shtetformues.

Jemi kundër ndasisë ndëretnike. Të gjitha vendet në rajon dhe përtej të distanxohen nga thirrje të tilla. Këto shfaqje i takojnë një Ballkani të së shkuarës, që nuk kanë lidhje me përpjekjen tonë për ballaknin e sotmë dhe të nesërm", tha kryeministri shqiptar.

Lajme të tjera për këtë argument

 

Vuçiç e Rama në konferencë: Vizita do të jetë shtysë të kthehet sërish

Mediat serbe: Vuçiç tha në Tiranë se Kosova është Serbi

Serbët i druhen provokimeve të Mustafës e Thaçit

 

Kryeministri serb arriti në Tiranë

SHKARKO APP