Kryeministri turk: Unë e dhashë urdhrin që të goditej avioni rus

 

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu u tha anëtarëve të partisë së tij AKP se ishte ai personalisht që urdhëroi të qëllohet avioni rus në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, i cili supozohet të ketë shkelur hapësirën ajrore turke.

Këtë e citojnë mediat turke, sipas të cilave, Davutoglu tha gjithashtu se kontrolli ajror kishte paralajmëruar drejtuesit e avionit dhjetë herë brenda pesë minutave që të lëshonin territorin turk, porse ata i kishin injoruar thirrjet.

Pasuesi i Erdoganit në postin e kryeministrit të Turqisë, tha edhe se nuk kanë për qëllim provokimin e raporteve me askënd, por e kanë obligim dhe duhet të respektohet e drejta për të mbrojtur kufijtë e vendit.

Megjithatë, ai më pas shtoi se Rusia është një mik i Turqisë dhe se Ankaraja zyrtare nuk dëshiron që të ndërpresë komunikimin me këtë shtet.

SHKARKO APP