Kryeministria: Meta nuk përmendet si përfitues i transfertave bankare

Drejtoria e Komunikimit në Kryeministri ka reaguar sot ndaj shkrimit të botuar në BIRN, ku akuzohet kreu i Kuvendit si përfitues i shumave të parave nga një kompani që mbidhte borxhet e CEZ Shpërndarje.

Njoftimi i Drejtorisë së Komunikimit në Kryeministri

“Në datën 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kërkuar një koment të Kryeministrit të Republikës lidhur me disa pretendime, të pashoqëruara me fakte, që gazetarja ngrinte për Kryetarin e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i është drejtuar zyrës së Avokates së Shtetit, e cila është venë në kontakt me studion ligjore Clifford Chance. Përfaqësuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer këtë përgjigje:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe nga ajo që disa gazetare duket se pretendojnë, OSHEE në deklarimet e çështjes në arbitrazh kundër DIA Ltd. nuk ka përmendur emrin e zotit Ilir Meta si përfitues i transfertave bankare apo ndonjë praktike tjetër korruptive që lidhet me marrëveshjen për mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?