Kryeministria saktëson koncesionin e mbledhjes së taksave. Duhet përgëzuar

Koncesioni i TVSH-së nuk nënkupton mbledhjen e parave të taksave nga një kompani private, por vetëm sistemin e administrimit të tyre. Ky është sqarimi që kanë dhënë burime nga Kryeministria për “Koha Jonë”, lidhur me procesin e nisur nga Ministria e Financave.

Tenderi në fjalë nënkupton vetëm përmirësimin e kushteve teknike për mbledhjen dhe të ardhurave nga taksat dhe jo operimin në terren. Procesi i mbledhjes në terren do të kryhet nga institucionet shtetërore të tatimeve, ashtu siç kryhet edhe aktualisht nga Drejtoritë e Tatimeve.

Koncesioni për administrimin e mbledhjes së TVSH-së do të jetë 10-vjeçar. Sipas Ministrisë së Financave privati, që do të fitojë në tender, do të investojë fillimisht 9.57 milionë euro për ngritjen e sistemit të posaçëm kompjuterik dhe do të paguajë 8.2 milionë euro çdo vit si kosto operative për mbajtjen e tij.

Procedura e tenderimit ka parashikuar dhe mënyrën sesi do të paguhet firma private për shërbimin. Formula financiare parashikon që kompania private fillon e merr shpërblim vetëm nëse të ardhurat nga TVSH e brendshme do të rriten më shumë se 11 për qind krahasuar me një vit më parë. Nëse nuk rriten mbi këtë nivel atëherë shteti i paguan kompanisë private vetëm 10 për qind të investimit ose 950 mijë euro në vit. Shifra prej 11 për qind që është caktuar si kufi për rritjen e të ardhurave është nga rritja mesatare e të ardhurave të TVSH-së së brendshme në 17 vitet e fundit.

Natyrisht që vendim për këtë koncenson është i duhur e ka nevojë përgëzime.

SHKARKO APP