Kryeministrit nuk i del inati: Shumica e mediave janë maska rublaxhinjsh apo gjobaxhinjsh kundër qeverisë!

Kryeministrit Rama nuk i del inati me një shkrim që publikoi Zëri i Amerikës për lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Ja se çfarë shkruan Rama:

Por këtë sistem të korruptuar me biznesmenë që ndërtojnë media për të marrë pasuri nga shteti, tenderime apo leje ndërtimi për blloqe me pallate-kulla e kanë krijuar të parët PS-ja pas vitit 1997 dhe më pas e përforcoi Berisha ndër vitet 2005-2013.

Një pjesë të fajit e ka edhe Edi Rama.

Mediat tradicionale dhe me botues nga media i zëvëndësuan me biznesmenë të cilët blenë media apo i krijuan vetëm nisur nga qëllimi për t’i patur mediat si presion ndaj qeverive dhe për të bërë pazare me to për interesa private personale.

Të gjithë shikojmë se si një mori mediash janë në treg, kur nuk justifikohen se si financohen, pasi tregu i reklamave është i vogël.

E famshme mbetet ajo që ka thënë gazetari Martin Leka se “tani kemi çdo analist që ka një pallat dhe çdo biznesmen ka një media”!

Eshtë krijuar një urdi me vampirë sa duket e vështirë t’ju ikësh, zoti kryeministër! Ose “pritu ujin e burimit” dhe thajnë vetë, pra mos iu jep leje ndërtimi, kulla, tenderime, etj dhe falimentojnë, sepse ato mediat i mbajnë për pazare e jo nga pasioni për informacion ndaj publikut.

Ai që e ka pasion median ose e mban vetë duke sakrifikuar gjithçka ose ai që ka biznese të pastra le të krijojë bord mediatik si në Perëndim, ku pronari nuk guxon të fusë hundët te media që ka në zotërim, pasi para se vertetës nuk mundet të dalë askush.

/Daniel Muçaku/

https://kohajone.com/voa-media-ne-shqiperi-po-kthehet-ne-nje-zgjatim-te-politikes/

SHKARKO APP