Kryeministrja May: Rreziku terrorist i lartë, Britania të qëndrojë në gatishmëri
Kryeministrja britanike, Theresa May , ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm pas sulmit tragjik në një koncert në Manchester.
Ajo siguroi policia dhe shërbimet e sigurisë janë duke punuar për të krijuar një tablo të plotë të sulmit kamikaz.
May paralajmëroi gjithashtu se rreziku terrorist mbetet i lartë dhe se Britania duhet të qëndrojë në gatishmëri.
Liderja falenderoi të gjithë banorët e Manchesterit që hapën dyert për viktimat.
“Terrorizmi nuk do të fitojë kurrë – tha May në Downing Street- Mirësia dhe njerëzimi do të fitojnë gjithmonë, në të gjithë vendet dhe në gjithë rrethanat.
Kryeministria tha se imazhet e njerëzve që ndihmonin të tjerët “mishëronin frymën e Mançesterit”.
‘Manchesteri ra viktimë e një sulmit terrorist pashpirt’, u shpreh May.
KOHA JONË SONDAZH

