Kryeministrja serbe ashpërson gjuhën: Kurti po na çon prag të konfliktit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka ashpërsuar gjuuhën dhe thotë se Serbia synon të kërkojë kthimin e një numri të caktuar trupash në Kosovë. Gjatë një konference për mediat nga aeroporti “Nikolla Telsa” në Beograd, Bërnabiç tha se veprimet e homologut të saj, Albin Kurti i kishin sjellë dy vendet në prag të një konflikti.
“Në këto rrethana, Serbia ka të drejtën dhe synimin, sipas rezolutës 1244, të kthejë një numër të caktuar trupash në Kosovë”, theksoi Bërnabiç.
Po ashtu Bërnabiç u bëri thirrje shteteve në botë që të respektojnë këtë të drejtë, që sipas saj buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara