Kryemistri i cakton pagën kryendihmësit, ja sa do të marrë

 

Këshilli i Ministrave, mori dje edhe një vendim të veçantë, për përcaktimin e pagës së kryendihmësit të kryeministrit.

Në VKM, përcaktohej se: 1. Në vendimin nr. 545, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa: a) Në pikën 6 shtohen dy paragrafë, me këtë përmbajtje: “Paga për pozicionin kryendihmës në kabinetin e Kryeministrit është 139 000 (njëqind e tridhjetë e nëntë mijë) lekë. Të drejtën për të pasur ndihmës të jashtëm e ka vetëm Kryeministri. Pagesa e tyre mujore është deri në 40% të pagës së kategorisë I-b. Masa e pagesës përcaktohet nga Kryeministri.

SHKARKO APP