Kryemyftiu Bujar Spahiu uron shërim sa më të shpejtë Kryepeshkopit Janullatos

Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri Bujar Spahiu në rrjetin e tij social facebook ka uruar Kryepeshkopin Janullatus për shërim sa më te shpejtë.

“Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo.

Swiss Digital Desktop Reklama

I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”, shprehet në mesazhin e tij kryemyftiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?