Kryenegociatori i Shqipërisë vizitë dy ditore në Slloveni
Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit me BE-në, Zef Mazi ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Slloveni në datat 14-15 tetor. Gjatë qëndrimit në Ljubjanë, Mazi ka kryer disa takime pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme me Sekretarin e Shtetit, Gašper Dovžan, dhe ish-Kryenegociatorin slloven, Andrej Engelman.
Kryenegociatori ka zhvilluar një një seancë dëgjese me një delegacion të përbashkët të Komitetit për Politikën e Jashtme dhe Komitetin e Ceshtjeve te BE-së të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, kryesuar nga kryetarët e tyre, Monika Gregorčič dhe Marko Pogačnik.
Për më tepër, Mazi ka ndarë me Sekretarin e Shtetit Dovžan, progresin e bërë nga Shqipëria për plotësimin e prioriteteve përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare, si edhe stadin e përgatitjeve së brendshmi të administratës shqiptare për nisjen e zhvillimit të negociatave të anëtarësimit me BE-në.