Kryeparlamentari: Shqipëria, gati të luajë rolin e saj për refugjatët

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke folur në një konferencë mbi të drejtat e emigrantëve nga vendet e luftës, ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të luajë rolin e saj në përballimin e kësaj sfide.

“Shqipëria po bën dhe do të bëjë përpjekje për të lehtësuar këtë problem. Ne jemi të gatshëm të përballemi me fluksin e refugjatëve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Meta.

Gjithashtu, duke e vlerësuar respektimin e të drejtave të njeriut si një tematikë kyçe, ai ka theksuar se “çdo individ që ndodhet në territorin e Shqipërisë duhet të trajtohet sipas të drejtave ndërkombëtare”.

“Falenderojmë Avokatin e Popullit për punën që po bën në këtë drejtim. Shqipëria, si vend anëtar i NATO­s dhe kandidat për në BE, ka detyrimin të tregojë solidaritet, brenda mundësive të saj, në përballjen me këtë krizë humanitare”, ka shtuar Meta.

SHKARKO APP