Kryeparlamentarja Lindita Nikolla vlerëson kontributin e Ibrahim Rugovës: Iu kushtua si rrallëkush lirisë së Kosovës

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka vlerësuar personalitetin dhe kontributin e Ibrahim Rugovës.

Në një reagim publik, ajo shprehet se Rugova iu kushtua si rrallëkush lirisë, pavarësisë së Kosovës, paqes, vlerave dhe institucioneve demokratike, duke krijuar një model udhëheqësi që inspiron me kulturën, vizionin dhe shërbimin e tij për kombin.

“Ibrahim Rugova, një mendje e ndritur, dijetar i shquar, intelektual kalibri, patriot i madh, politikan vizionar, kujtohet sot dhe do të vijojë të kujtohet nga brezat në Kosovë, Shqipëri dhe të gjitha viset shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si bashkëthemelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ideator i luftës popullore dhe rezistencës paqësore për lirinë e Kosovës, Presidenti i parë i Kosovës, partner i besueshëm dhe dinjitoz i partnerëve euroatlantikë të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ibrahim Rugova iu kushtua si rrallëkush lirisë, pavarësisë së Kosovës, paqes, vlerave dhe institucioneve demokratike, duke krijuar një model udhëheqësi që inspiron me kulturën, vizionin dhe shërbimin e tij për kombin”, shprehet Lindita Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?