Kryeparlamentarja Spiropali takohet në Himarë me Tavon, Klosin dhe Gjiknurin

Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Himarë, ku na ndajnë më pak se 24 orë nga zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet krah kandidatit për kryebashkiak të Partisë Socialiste në Himarë, Vangjel Tavos, si dhe dy deputetëve socialistë, Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosin. “Mes miqsh në Himarën e bukur”,- shkruan Spiropali në postimin e saj në rrjetet sociale.

SHKARKO APP