Kryepeshkopi Janullatos i bashkohet fushatës së gjelbërimit, Klosi: Të rigjenerojmë mjedisin

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i bashkohet fushatës së gjelbërimit të Shqipërisë të iniciuar nga ministri Klosi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, nëpërmjet një statusti në profilin e tij zyrtar në FB.

“Faleminderit fortlumturia Juaj, Imzot Anastas që i bashkoheni Ditëve të Pemëve, më 23 dhe 24 shkurt! Me bekimin Tuaj dhe kontributin e çdo besimtari, kjo fushatë gjelbërimi do të jetë më e madhja, që ka parë vendi në 3 dekadat e fundit!”, shkruan ministri Klosi, duke ripostuar një status të zv.ministres Ornela Çuçi e cila ka zhvilluar një takim me kreun e Kishës Ortodokse.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shpallur Ditët Kombëtare të Pemëve me datat 23 dhe 24 shkurt të cilat për herë të parë do të mbahen këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Ditët e Pemëve që do të festohen çdo vit me mbjellje fidanësh si dhe për të gjithë fushatën e pyllëzimit ministri Klosi ka bërë vazhdimisht apel qytetarëve dhe bizneseve që të bashkohen me qëllim rigjenerimin e mjedisit të dëmtuar rëndë në dekadat e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me 20 milionë e 200 mijë pemë, Shqipëria do të jetë vendi më i gjelbëruar në rajon në vitin 2020!”- përmbyll statusin e tij ministri Klosi duke përsëritur zotimin e tij për zbatimin e nismës që synon të gjelbërojë masivisht Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?