Kryeplaku i Rinasit: Vendimin për bllokimin e rrugës e morëm vesh nga mediat

Duke nisur nga nesër, fëmijët e fshatit Rinas do të bojkotojnë shkollat. Ky ka qenë paralajmërimi i kryeplakut të fshatit, në shenjë kundërshtie për vendimin e qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Në një prononcim për mediat, kryeplaku tha se banorët e zonës nuk ishin njoftuar për vendimin, dhe se lajmin e morën vesh përmes mediave. Ai tha se asnjë banor i zonës duke nisur nga nesër nuk do i çojë fëmijët në shkollë.

Mes të tjerash ai tha se marrë garancinë nga autoritetet se kjo çështje do të marrë zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të zgjidhet situata. Në dijeni jemi vënë përmes medias. Nuk ka pasur asnjë masë paraprake, asnjë masë, as konsultim, dhe për të marrë vendimin se si mund të gjendej zgjidhja. Kur e kemi parë në datën 30 në darkë, që u bë rruga vetëm me një sens kalimi. Vendimi nuk është i arsyeshëm. Është veprim më i padrejtë, më i pastudiuar. Ata kanë bërë gabim dhe bëjnë rrëmujë më të madhe në aeroport dhe kanë krijuar trafik. Nëse nuk zgjidhet situata, nga nesër asnjë banor nuk do të çojë fëmijët në shkollë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?