Kryepolici Rrumbullaku anulon nismën e Gledis Nanos

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku po punon me ritme të shpejta, në një kohë që situata kriminale është rënduar në vend. Mësohet se ai ka anuluar nismën për gradën kryekomisar në Polici, të hapur disa javë më nga ish-paraardhësi i tij, Gledis Nano.

Gara ishte e hapur për aplikime deri në datën 30 shtator, por kryepolici ka vendosur ta anulojë me pretendimin e bërjes së ndryshimeve në strukturë.

Me gradën kryekomisar Gledis Nano kishte parashikuar që gjithashtu të kishte të drejtën për emërim shef komisariati. Hapja e garës u bë me firmë te kryepolicit Gledis Nano.

SHKARKO APP