Kryepolici Rrumbullaku takim me italianin Mauro Palma për të drejtat e qytetarëve

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në takim drejtuesin e Institucionit të Mbrojtësit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut në Itali, Mauro Palma.

Gjatë takimit, ata diskutuan mbi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve, me qëllim garantimin e zbatimit të të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe të atyre italianë, me fokus të drejtat e qytetarëve të akuzuar për vepra të ndryshme penale, atyre që janë në hetim, të miturve dhe të emigrantëve me qëndrim të parregullt, në Itali apo në Shqipëri.

Rrumbullaku i shprehu Palmas gatishmërinë e institucionit që drejton, për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si kusht i domosdoshëm për konsolidimin e demokracisë dhe për funksionimin e institucioneve bazuar në respektimin me rigorozitet të ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?