Kryepolici Rrumbullaku takim me Presidentin e Policisë së Landit të Bavarisë në Tiranë: Siguri në çdo skaj

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me Presidentin e Policisë së Landit të Bavarisë në Gjermani, Michael Schwald, gjatë vizitës së tij në Tiranë, për të diskutuar marrëdhëniet mes dy organizatave policore dhe forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Rrumbullaku bëri një panoramë të gjendjes së sigurisë në Shqipëri dhe angazhimit të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe parandaluar e goditur krimin.

“Shifrat e larta të turistëve vit pas vit, përfshirë ata gjermanë, janë dëshmi e qartë e sigurisë publike që mbizotëron, jo vetëm në qytetet kryesore e zonat bregdetare, por në çdo skaj të vendit. Angazhimi i Policisë së Shtetit, në funksion të turizmit, është madhor, veçanërisht në periudhat kur numri i qytetarëve të huaj, të cilët hyjnë në Shqipëri, është shumë i lartë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Rrumbullaku nënvizoi se, patrullimet e përbashkëta mes policisë shqiptare dhe policive të vendeve me numrin më të lartë të turistëve në Shqipëri kanë qenë rezultative dhe një eksperiencë që duhet shtrirë edhe me Gjermaninë.

Presidenti i Policisë së Landit të Bavarisë në Gjermani, Michael Schwald, vlerësoi bashkëpunimin me policinë shqiptare dhe mbështeti propozimin për patrullimet e përbashkëta, një eksperiencë që funksionon me Francën, Spanjën dhe Kroacinë. Drejtuesit e të dy policive disktuan edhe mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e hetimit të krimit, si dhe mundësinë e ngritjes dhe funksionimit të Skuadrave të Përbashkëta Hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?