Kryepolici Rrumbullaku takon homologun spanjoll: Forcojmë bashkëpunimin për goditjen e grupeve kriminale

Kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë spanjolle, në Madrid, Spanjë.

Delegacioni u prit në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare z. Francisco Pardo Piqueras dhe drejtues të lartë të Policisë spanjolle. Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, bazuar në profesionalizëm, besueshmëri dhe shtim të hetimeve dhe të operacioneve të përbashkëta. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes 2 policive, për goditjen e grupeve kriminale.

”Është domosdoshmëri forcimi më tej i bashkëpunimit në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, që është një sfidë shumë e madhe, kundër narkotikëve, trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të migrantëve, ku forcat policore janë të impenjuara, kundër krimeve ekonomike dhe financiare, që kanë lidhje me pastrimin e parave, sekuestrimit të aseteve kriminale, ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, si në planin kombëtar, ashtu edhe në planin ndërkombëtar, krimeve kibernetike dhe terrorizmit”.

SHKARKO APP