Kryepolici Veliu pret homologun grek në Janinë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u takua këtë të martë në Janinë me homologun e tij grek, Konstantinos Tsoukalas.
Sipas njoftimit për shtyp të policisë greke, të dy krerët e policisë diskutuan çështje me interes të përbashkët.
Burime brenda takimit se tema kryesore e bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërkufitar, si dhe operacionet e përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Palët ranë dakord për intensifikimin e marrëdhënieve dhe shtimin e bashkëpunimit mes dy policive.
KOHA JONË SONDAZH

