Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe Ambasadori Amerikan Lu ofensivë kundër mafias dhe korrupsionit shqiptar

 

Ka kohë që prokuroria është vënë në ballë të luftës kundër mafias e korrupsionit. Por gjithë kjo punë titanike e prokurorisë shkonte dëm në shumë raste nga gjykatat, të cilat merrnin para nën dorë për ti bërë të pavlefshme aktet e organit të akuzës. Edhe ambasadori amerikan Lu , i cili është ndër ambasadorët më të fortë amerikan që kanë ardhur deri tani në Shqipëri, ka theksuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar është një pengesë e madhe për ecjen e Shqipërisë përpara në linjën e demokracisë dhe natyrisht dhe të zhvillimit ekonomik. Ka duruar e duruar deri sot ambasadori amerikan dhe ka shperthyer me të drejtë. Ka thënë, as më pak e as më shumë, se sa atë që kërkon publiku shqiptar:arrestime dhe në gjykata pasi janë të korruptuara. Mbrohen gjyqtarët se janë pushtet i pavarur, porse jo të pavarur nga ligji. Jo të bëjnë si duan e duke marrë euro në kembim të vendimeve gjyqësore. Mjafton të shikosh pasuritë e gjyqtarëve, mjafton të shikosh se si jetojnë plot favore e pasuri. Ku i morën ?! Nga pagat? Apo nga korrupsioni? Ndaj një rol të madh ka edhe ILDKP për të kontrolluar pasuritë e tyre.

Sot prokuroria bëri arrestime dhe sekuestrime në media. Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar sot, pas lejes së dhënë nga gjykata, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si bllokon llogari bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, pas një hetimi të nisur në vitin 2014 në bazë të materialit referues nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka siguruar deri më tani prova të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave tё kryer nё bashkëpunim dhe mё shumё se njё  herё”  dhe  “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe  287 të Kodit Penal. Sipas akuzës ka prova të bollshme.

Ka filluar dekriminalizimi edhe i medias, por ka prapë media të tjera të përziera në afera. Prokuroria ka kohë që po lufton kundër mafias në parlament e në administratë, duke synuar dekriminalizimin e politikës. Sot ajo filloi edhe në fushën e medias. Dhe nuk duhet të ndalojë.

Kjo është ofensivë e madhe ligjore e prokurorisë për të ndëshkuar mafian, krimin dhe shkeljen e ligjit. Ka nevojë që opinioni publik ta mbështesë prokurorinë në punën  e saj në mënyrë që të vendoset ligji. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës z. Adriatik Llalla duhet të ketë mbështetje të hapur edhe të politikës së papërzier e të pastër, ka nevojë që media korrekte dhe e ndershme ti jap hapur kurajo organit të akuzës për të vazhduar kundër kujtdo që ka vjedhur e shkelur ligjin dhe bën si padron nëpër Tiranë.

Prokuroria është në ofensivë. Ambasadori amerikan Lu në sulm. Publiku i mbështet të dy, edhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe kryediplomatin amerikan në Tiranë z.Lu.

Ka nevojë që të fillohet edhe me arrestime gjyqtarësh të korruptuar në mënyrë që asnjë të mos ketë guxim të dalë mbi ligjin.

 

SHKARKO APP