Kryeprokurori Çela: Nuk dihet kur do funksionojë drejtësia, situatë emergjence nga ngarkesa

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Olsian Çela ne Konferencën “Sfidat e prokurorisë në dritën e reformës në drejtësi” është shprehur se ky takim ka për qëllim paraqitjen e një grupi propozimesh për nisjen e disa projekteve.

“Tryeza e sotme e ka pikënisjen nga një bisedë e zakonshme pune mes meje dhe zotit Carmine Pirozzoli, gjatë së cilës e njoha me idenë e organizimit të një takimi me partnerët tanë të misioneve ndërkombëtare të asistencës ligjore, për paraqitjen e një grupi propozimesh të Prokurorisë së Përgjithshme, me qëllim nisjen e disa projekteve me mbështetjen e tyre. Aty u kristalizua edhe ideja e organizimit të një takimi më tepër se teknik, me mbështetjen e misionit Pameca, me qëllimin e përfshirjes në këtë proces jo vetëm të të gjithë kontribuesve potencialë, por edhe për të sjellë një risi në mënyrën e komunikimit të ideve dhe ndërtimit të partneritetit të prokurorisë me institucionet vendase dhe ndërkombëtare.” është shprehur Çela.

Më tej Çela është shprehur se Reforma në Drjetësi ka sjellë ndyrhsime rrënjësore në strukturat e sistemit në Drejtësi. Çela ka shtuar se Reformat nuk janë qëllim në vetvete dhe as zgjidhja finale e problemeve, sipas tij ato janë instrumenti që duhet të krijojë kushtet e favorshme për zhvillimin e një realiteti të ri, me synim progresin shoqëror.

“Formalizimi i kësaj ndërmarrje ditën e sotme është pika fundore e një sërë takimesh që kam pasur me disa nga partnerët tanë që na kanë asistuar për një periudhë të gjatë në përpjekjet tona për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, të cilëve u kam prezantuar disa prej ideve që janë dhe tema kryesore e këtij takimi të sotëm, por njëkohësisht është dhe inaugurimi i një qasje të re proaktive me tipare strategjike të Prokurorisë së Përgjithshme, si në drejtim të promovimit të ideve për përmirësimin dhe modernizmin e kapaciteteve të organit të akuzës, ashtu dhe të formave të ndërveprimit dhe bashkëpunimit me organet e tjera ligjzbatuese në vend.

Ndërkohë që reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime rrënjësore nga pikëpamja strukturore në ngrehinën e drejtësisë, suksesi i shumëpritur do të mbetej i skicuar vetëm në imagjinatën e krijuesve dhe promovuesve të saj nëse njerëzit që do të mbeteshin apo do të hynin brenda kësaj ngrehine do të vazhdonin të gëlonin në moçalin e apatisë dhe mediokritetit, duke pritur që ndryshimet të vinin sërish nga një botë tjetër, e huaj dhe e pakuptueshme për ta, por që kishte zgjidhjet magjike dhe për problemet më të thjeshta për të cilat mjafton vetëm forca e vullnetit të mirë për t’u dhënë zgjidhje. “ tha Çela

“Reformat nuk janë qëllim në vetvete dhe as zgjidhja finale e problemeve. Ato janë instrumenti që duhet të krijojë kushtet e favorshme për zhvillimin e një realiteti të ri, me synim progresin shoqëror. Reforma në drejtësi është ende në proces, pasi ndërkohë që është miratuar një infrastrukturë e tërë ligjore për funksionimin e sistemit të drejtësisë, institucionet e reja janë ngritur vetëm pjesërisht. Edhe pse procesi i vetingut nuk ka arritur ende në mesin e rrugëtimit të tij nga pikëpamja sasiore, organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëvve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota.” tha më pas kryeprokurori.

Çela ka shtuar se edhe pse procesi i vetingut nuk ka arritur ende në mesin e rrugëtimit të tij nga pikëpamja sasiore, organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëvve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin.

Duke folur më tej për shtimin e ngarkesës së punës në çdo prokurori, Çela është shprehur se kjo ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota.

SHKARKO APP