Kryeprokurori Çela: Solidaritet me situatën e krijuar
Pandemia e Covid-19 ka krijuar një situatë ngërçi edhe tej Drejtësia. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, përmes një letre drejtuar prokurorëve, u bën thirrje të kontribuojnë financiarisht me sa munden në kushtet kur vendi ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore si pasojë e përhapjes së virusit. Letra i drejtohet prokurorive në rrethe, atyre të Apelit si edhe stafit të Prokurorisë së Përgjithshme. Duke marrë në konisderatë ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Çela kujton se ai parashikon se pagat dhe përfitimet e magjistratit mund të ulen dhe pavarësisht situatës në të cilën ndodhet vendi, ai siguron se pagat e tyre nuk do të cenohen.