Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla paralajmëron arrestime zyrtarësh

Kreu i akuzes shqiptare, Adriatik Llalla, ka paralajmëruar arrestime të zyrtarëve të lartë në muajin shtator.

Deklaratën Llalla e bëri duke ju përgjigjur interesit të mediave pas një takimi që mbajti me Njësinë Antikorrupsion në Tiranë.

Prokurori i Përgjithshëm, Llalla, ka vendosur fuqizimin me kapacitete njerëzore të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, si një mënyrë për të përballuar fluksin e madh të procedimeve penale në këtë strukturë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, kjo Njësi, e cila prej ditës së sotme do të përbëhet nga 5 prokurorë, numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen hetime pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit “OPDAT” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?