Kryeprokurori i ri, Marku i dorëzon stafetën Çelës

Prezantohet në Prokurorinë e Përgjithshme, kreu i ri i kësaj prokurorie i zgjedhur një ditë më parë nga Kuvendi, Olsian Çela. E pranishme në dorëzimin e stafetës është edhe prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Marku tha se ndihet e vlerësuar që drejtoi Prokurorinë duke bërë falënderimet e rastit, ndërkohë që uroi Çelën për detyrën dhe u shpreh e lumtur që ia pason një shoku të saj të klasës.

“Ndihem e vlerësuar që drejtova Prokurorinë. Ishin dy vite të vështira për çdo magjistrat. Një falënderim të veçantë për mediat. Roli juaj i pazëvendësueshëm dhe na bën më të përgjegjeshmë për detyrën tonë. Urime prokurorit të ri. Shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një shoku tim të klasës”, deklaroi Marku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?