Kryeprokurori rumun mëson SPAK sesi ata arrestuan ministra e kryeministra
Kapja e ”peshqëve të mëdhenj”, u mësoi kryeprokurori i DNA rumune, Krin Bologa, kolegëve shqiptarë të SPAK-ut. Bologa tregoi sesi njësia antikorrupsion dërgoi para drejtësisë disa ish-kryeministra e ministra.
”Drejtoria kombëtare antikorrupsion paditi dy kryeministra, mbi 20 ministra mbi 80 parlamentarë, mbi 100 magjistratë, shumë më tepër kryetarë bashkish ose kryetarë të këshillave të qarkut. Vetëm në pjesen e parë të 2021, kemi dërguar në gjykatë një ish-kryeministër, një ish-president të dhomës së deputetëve, dy deputetë dhe kemi paditur tre ish-ministra”,-tha kryeprokurori rumun.
Kryeprokurori është i qartë përse u arritën rezultate ndaj kupolës së zyrtarëve. “Nga përvoja e drejtorisë kombëtare antikorrupsion, kemi konstatuar që për të qenë të sukseshëm kundër korrupsionit janë shumë të rëndësishme pavarësia, e cila presupozon nivel maksimal autonomie, specializim i prokurorëve, buxhet i menazhuar autoritet mbi oficerët e policisë gjyqësore dhe përqëndrim i kompetencës në korrupsionin e madh”.