Kryeprokurori: S’na duhen të huajt për hetimin e CEZ-it

 

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një letër Kuvendit të Shqipërisë, ku rreshton arsyet se hetimi për aferën e CEZ-it duhet të bëhet vetëm nga ky organ.

Kështu, në letrën dërguar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehet se mundësia e një hetimi të huaj për këtë çështje është në shkelje të Kushtetutës, teksa shton se ky organ i ka kapacitetet e duhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, akti themeltar i shtetit, ia njeh të drejtën e hetimit në Republikën e Shqipërisë vetëm organit të drejtuar nga Llalla.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në përgjigje të shkresës suaj, me anë të së cilës kërkohet mendim për projektligjin “Për lejimin e hetimit të pavarur mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen “CEZ Shpërndarje SHA””, Prokuroria shprehet në parim kundër projektligjit të propozuar”­, thuhet në shkresën e Llallës.

Prokurori i Përgjithshëm rendit më tej edhe arsyet e këtij qëndrimi, duke e nisur së pari me respektimin e Kushtetutës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?