Kryesia e Kuvendit miraton rregulloren e re: Pranohen kërkesat e gazetarëve

Pas protestave te gazetarëve, Byroja e Kuvendit reflektoi dhe miratoi ndryshimet në Rregullore duke përfshirë pjesën më të madhe të kërkesave të reporterëve të terrenit, te cilët nuk ishin dakord me përjashtimin e tyre nga ndjekja e komisioneve parlamentare fizikisht.

Kjo është një fitore për të gjithë gazetarët, për sa kohë kërkesa e tyre kryesore është konfirmuar.

Reporterët e terrenit do ti ndjekin fizikisht komisionet parlamentare, ndërkohë që do u mundësohet edhe pasja me vete e një aparati celular.

Kërkesa për praninë e gazetarëve në korridoret e vendit është pranuar pjesërisht, pasi nuk do të lejohet të marrin intervista për deputetë të caktuar por do të lejohet në një ambient të posaçëm për të mundësuar edhe intervistimin e ligjvënësve, po ashtu do të lejohet edhe në ambientet jashtë Kuvendit.

SHKARKO APP