Kryesia e PD merr dy vendimet e rëndësishme
Aktualitet E Hënë, 24 Qershor 2024 19:06
Pasi morën vulën nga Gjykata e Apelit, Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e së hënës, ka vendosur që të thërrasë dhe Këshillin Kombëtar për të miratuar rezolutën e bashkimit me pjesën tjetër të demokratëve që ende janë rreshtuar krah Lulzim Bashës. Këshilli Kombëtar do të mblidhet të premten. Sa i përket protestës do të zhvillohet të premten në 12 korrik, ora 20:00.